PDSH vazhdon fushatën parazgjedhore me moton "Për Preshevën shqiptare"
Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka nisur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 Dhjetor në komunën e PreshevësKjo parti më 28 Nëntor filloi edhe zyrtarisht fushatën ndërsa tani është duke vazhduar në vendbanimet e komunës së Preshevës.
Në vendbanimin e kryetarit të PDSH-së në fshatin Zhunicë, Ragmi Mustafën qytetarët kishin dalë për ti dhënë mbështetje listës së tij ndërsa i ka ftuar elektoratin që të votojnë numrin dy sepse me votën e tyre ata ruajnë Preshevën shqiptare.
“Vasalët sollën politikën kontaminuese tek ne. Mirëpo ne nuk do të lejojmë që të tjerët të sjellin të keqen e Preshevës duke parandaluar Planin monstruoz si Plani Aksional”, tha ndër të tjera kryetari Ragmi Mustafa.
Partia Demokratike Shqiptare garon në zgjedhjet lokale me listën zgjedhore numër 2 me gjithsejtë 38 kandidatë për këshilltarë në kuvendin komunal./Titulli.com/